* Sqarim: njoftim komunitar konsiderohet çdo njoftim mbi veprimtari të ndryshme kulturore, artistike, argëtuese, fetare, politike, bamirësie, shoqërore, etj. që mbahen mes shqiptarëve ne Kanada.
Njoftimi nuk është spot publicitar dhe si i tillë gjatë tij nuk lejohet përdorimi i muzikës, fotove dhe videove. Lejohet vetëm përdorimi i titrave, të cilat lexohen nga folësi televiziv, mbi një sfond pa foto/video. Leximi nuk ka karakter nxitës, por vetëm informues mbi veprimtarinë: kush e organizon, ku organizohet, çfarë natyre ka, çmimi i hyrjes për person, adresa ku mbahet veprimtaria si dhe kontaktet e organizatorit.