Radio e Diela
Radio e Diela është një emision radiofonik i përjavshëm në gjuhën shqipe, prodhim i PASQYRA SHQIPTARE PRODUCTION, që ka natyrë informuese dhe zbavitëse. Nëpërmjet lajmeve nga komuniteti, kurioziteteve, këngëve, urimeve dhe përshëndetjeve të vetë dëgjuesve, stafi ynë synon të ngrejë një urë tjetër komunikimi mes shqiptarëve në Kanada, pavarësisht origjinës së tyre.
Transmetohet nga CHIN RADIO INTERNATIONAL në valët AM 1540 dhe FM 91.9 çdo të dielë në orën 5 pasdite (ET) si dhe drejtpërsëdrejti në internet po në të njejtin orar te kjo nyje e RADIO CHIN
Stafi: Antigoni Papastathi, folëse dhe moderatore dhe Ilir Lena, producent.

