Pasqyra Shqiptare

null
PASQYRA SHQIPTARE është një emision televiziv i përjavshëm në gjuhën shqipe, prodhim i kompanisë televizive me të njejtin emër, që transmetohet nga stacioni televiziv OMNI 1 Toronto në oraret dhe ditët e mëposhtme: çdo të shtunë në orën 14:00 dhe çdo të enjte në orën 7:30 të mëngjesit (përsëritja e emisionit të së shtunës). Emisioni ka natyrë kulturore dhe informative me lajme, kronika dhe telereportazhe nga jeta e shqiptarëve të Kanadasë si dhe mbi ngjarjet dhe figurat më të rëndësishme të kulturës dhe artit nga Shqipëria dhe trevat shqiptare. Filloi të transmetohet për herë të parë në gusht 2002.

Emisioni përgatitet nga ILIR LENA (drejtor), ANTIGONI PAPASTATHI, ESAT TELITI dhe ARBEN TAFILI. Tel. 416 871 9300 email: info@pasqyra.net