Albanian Waves

ALBANIAN WAVES është një emision televiziv i përdyjavshëm në gjuhën shqipe, prodhim i kompanisë televizive “Pasqyra Shqiptare Productions”. Emisioni ka natyrë kulturore dhe artistike me portrete mbi shqiptarë të dëgjuar që kanë bërë emër me artin ose punën e tyre në fusha të ndryshme të kulturës. Gjithashtu emisioni sjell edhe portrete shqiptarësh të suksesshëm në Kanada si dhe kronika mbi koncertet dhe aktivitetet artistike të komunitetit shqiptar në Greater Toronto Area.
Transmetohet nga stacioni televiziv ROGERS TV TORONTO (kanali 10 ose 63 i Rogers Cable) që prej prillit 2008 dhe shihet në GTA (transmetimi i parë) dhe Toronto (përsëritjet).
Ditët/Oraret: çdo dy të shtuna në orën 11:30 të mëngjesit – përsëritjet të djelave pasuese ora 09:00 am dhe të enjteve pasuese ora 6:30 pm në kanalin 10 (vetëm në qytetin e Torontos).
Kalendari online: për javët e ardhshme:
7 gusht (e shtunë) në orën 11:30 am; përsëritja të dielën, 8 gusht, ora 9 am si dhe të enjten, 12 gusht, ora 6:30 pm
21 gusht (e shtunë) në orën 11:30 am; përsëritja të dielën, 22 gusht, ora 9 am si dhe të enjten, 26 gusht, ora 6:30 pm
4 shtator (e shtunë) në orën 11:30 am; përsëritja të dielën, 5 shtator, ora 9 am si dhe të enjten, 9 shtator, ora 6:30 pm
(kalendari i plotë te www.RogersTV.com)
Drejtues dhe producent: ILIR LENA
Bashkëpunëtorët: ESAT TELITI – regjisor
ARBEN TAFILI – kameraman
ARBEN MUKA – kameraman

Pasqyra Shqiptare TV