Postuar nga Administrator | 0 komente
Klikoni këtu për adresat dhe kontaktet e tjera të nevojshme të klasave shqipe në GTA të sponsorizuara nga Provinca e Ontarios.
LexojePostuar nga Administrator | 0 komente
Lajm i marrë nga www.AlbCan.org:
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) ka bërë tashmë si traditë të mirë organizimin e piknikut të përvitshëm veror për të gjithë shqiptarët e Torontos dhe rrethinave. Ky piknik kësaj here do të organizohet më 29 Gusht 2010, ora 10 në Sunnybrook Park (Eglinton Ave. East & Leslie Str).
Ftohen të gjithë bashkëatdhetarët të marrin pjesë në këtë aktvitet, ku do të ketë ushqim, muzikë, biseda familjare e lojra sportive e zbavitëse për fëmijë nën hijen freskuese të pemëve të parkut, në bregun e lumit Don River.
Vendndodhja: kliko këtu
Sunnybrook Park (zona 3 South, Serena Gundy Park)
(Eglinton Avenue East & Leslie Street)
Toronto, Canada.
Postuar nga Administrator | 0 komente
Njoftim i Ambasadës së Shqipërisë në Otavë, Kanada.
Njoftohen qytetarët se, duke filluar nga data 26 maj 2010, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, pranë Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mund të kontaktohet drejtpërdrejt në adresën elektronike marredheniet.publikun@mfa.gov.al .
Kjo adresë do të jetë në shërbim të shtetasve, të cilët duan të komunikojnë për probleme të ndryshme konsullore, apo të shprehin ankesat dhe sugjerimet e tyre për këtë shërbim.
Lexoje